Lajme

AAK do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga Kurti

01/14/2022 19:55
nga:G C

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

“Po AAK do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme”, tha Blaka për GazetaBlic.

Kujtojmë se PDK-ja përmes një konferencë për media bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme ku pritet të diskutohet mbi referendumin serb në Kosovë.

Tahiri: PDK nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme, Kurti po i shmanget përgjegjësisë