AAK do t’i qëndrojë prapa qeverisë në raport me Serbinë.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri për Gazeta Blic, derisa tha se këtë do ta bëjnë, pavarësisht kritikave që kanë për Kurtin.
“Me një hu nuk thuret gardhi thotë një fjalë e urtë. Ne si Aleancë do t’ia japim mbështetjen Kurtit në raport me Serbinë. Ne jemi kritik, jemi të acaruar se ku e ka sjellë Kosovën ky njeri por ne prapë do t’i rrimë në mbështetje”, tha ai.


