Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se partia e tij do të votojë kundër Kodit Civil, i cili do të lejoj martesën e gjinisë së njëjtë, raporton Gazeta Blic.
“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohëshm”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Grupi parlamentar i AAK-së do te votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheheshin martesat brenda së të njejtës gjini.
Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohëshm.