Lajme

“Gjithmonë e kam paramenduar atë në ekzekutiv” Kurti tregon pse e propozoi Dimal Bashën si Ministër

10/27/2025 17:39
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se e ka propozuar emrin e Dimal Bashës në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të vlerës së tij.

Kurti tha se Basha do të kishte vlerë më të madhe në ekzekutiv.

“Gjithmonë e kam paramenduar ata në ekzekutiv. Dimali e bënë shumë mirë punën si kryetar i Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe nuk kam asnjë vërejtje për punën e tij. Besoj që vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv”, tha Kurti.