Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka prekur biznesmenët rus në mbarë globin.
Pronari rus i Chelseat, Roman Abramovich, i cili është prekur nga sanksionet britanike ndaj Rusisë dhe miqëve të Putinit, ka hequr dorë përkohësisht nga Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
Në një komunikatë zyrtare ai deklaron se kompetencat e tij i kalon te organizata bamirëse “Chelsea Foundation”, duke thënë se kjo është në të mirë të klubit.
“Gjatë pothuajse 20 viteve të mia në krye të Chelseat kam parë gjithmonë interesat e klubit.Sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea kompetencat dhe kujdesin për Chelsea FC. Besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha Abramovich.
Official statement by Roman Abramovich ?⤵️ #CFC
“I am today giving trustees of Chelsea’s charitable Foundation the stewardship and care of Chelsea FC.
I believe that currently they are in the best position to look after the interests of the Club, players, staff, and fans”. pic.twitter.com/hrMsGrxaBz— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 26, 2022
/GazetaBlic Sport/


