Lajme

Arrestimi nga Specialja, flet djali i Isni Kilaj: Babai im është i pastër 100 për qind

12/05/2024 11:23
nga:N K

Në mëngjesin e sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Lajmin për GazetaBlic e konfirmoi djali i tij, Blend Kilaj.

Ai u shpreh se informacione për arrestimin e tij nuk kanë.

“Sot rreth orës 7 të mëngjesit ka ndohur arrestimi i babit ,informacione më shumë nuk kemi”, u përgjigj Kilaj.

Po ashtu, Kilaj u shpreh i shqetësuar për arrestimin e babait të tij, duke thënë se Gjykata Speciale nuk kanë asnjë fakt ose të drejt ta arrestojnë atë sepse është i pastër 100%.

“Është shumë shqesuese sepse nuk kanë asnjë fakt ose të drejt ta arrestojnë babin sepse është i pastër 100%”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Paparaci: Specialja arreston Hajredin Kuçin

Zyrtare, Prokuroria Speciale po kryen operacione gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë