Lajme

Armend Muja pas rrahjes në Kuvend, sulmon PDK, PSD, Baton Haxhiun e Berat Buzhalën

07/13/2023 13:06
nga:N M

Armend Muja deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas rrahjes në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Muja për sulmin në Kuvend ka akuzuar PDK, përderisa partinë Socialdemokrate për sulm jashtë Kuvendin dhe Baton Haxhiun e Berat Buzhalën për sulme në studio televizive.

“Krimi i organizuar në 3 fronte: PDK sulmoi në Kuvend, paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale”, ka shkruar ai ndër të tjera” .

Reagimi i tij

Krimi i organizuar në 3 fronte:

PDK sulmoi në Kuvend.

Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit.

Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale.
Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.
E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit.
Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre.

KDI: Të papranueshme përplasjet fizike në Kuvend