Policia e Kosovës ka ndaluar dje katër automjete me targa të Serbisë në fshatin Rujishte në veri, që dyshohet se transportonin mallra pa dokumente mbi prejardhjen, përfshirë tekstil, ushqime dhe produkte mishi.
Gjashtë personat e gjendur në automjete u shoqëruan në Stacionin Policor Mitrovicë Veri, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.
“ Dogana e Kosovës e cila do te vazhdojë me procedura doganore. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i shtetit me urdhrin e te cilit rasti iniciohet ‘‘Kontrabandimi me mallra‘‘ dhe ‘‘Kalimi ilegal i kufirit‘‘ dhe pas intervistimit personat e dyshuar te lirohen ne procedurë te rregullt”, thuhet tutje në postimin e Policisë.



