Lajme

Aksidenti në Gjirin e Lalëzit, humb jetën në spital 8-vjeçarja

07/07/2024 21:47
nga:G C

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, në Shqipëri, një automjet me drejtues shtetasin G.Gj., 18 vjeç, ka përplasur të miturën S.S., 8 vjeçe, nga Sllovakia.

Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.