Showtime

A u zunë për një mashkull? Kejvina Kthella sqaron të vërtetën e sherrit me Einxhel Shkirën

11/27/2022 16:50
nga:G C

Të gjithë e mbajmë mend kur para tre viteve kudo u përhap lajmi për një sherr që u tha se shkoi deri në fizik mes Oriola Marashit, Einxhel Shkira dhe Kejvina Kthella.

Kjo e fundit iu rikthye kësaj ngjarje në një intervistë në “D-Night” duke mohuar zërat e atëhershëm se sherri ndodhi për një djalë.

Ajo është shprehur se nuk ka asgjë me Einxhelin, madje e ka harruar si ngjarje duke shtuar se nuk do e kishte aspak problem t’i rregullonin marrëdhëniet.

“Nuk është se ka qënë ndonjë gjë. Troç fare një budallallik, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me çfarë është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më përpara. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet, por unë e kam harruar besoj edhe Einxheli. Nuk e kam problem fare t’i rregulloj marrëdhëniet, unë e kam harruar atë gjë, besoj se dhe Einxhel. Ajo po shijon jetën e saj dhe më bëhet qejfi që është mirë dhe e lumtur“, ka thënë Kejvina.