Showtime

A u nda nga Alvisa prej tradhëtisë? Veprimi i Bashkimit në emision i thotë të gjitha

02/13/2022 17:44
nga:Donika Fetahu

Alvisa dhe Bashkimi, pas një postimi deklaruan se lidhja e tyre ka përfunduar.

Edhe pse dukej se gjithçka është për mrekulli, Bashkimi befasoi të gjithë me postimin e tij, shkruan GazetaBlic.

Gjithashtu për ndarjen së fundmi ka folur hapur edhe Alvisa, e cila tregoi detaje të reja për lidhjen e tyre.

Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku. Nuk ka qenë me sherr. Normalisht dhe shumë paqësore nuk mund të jetë sepse kishim krijuar një ndjesi për njëri-tjetrin. Të paktën nga ana ime ka qenë një ndjesi e fortë përderisa hodha hapin për t’u rikthyer në program. Nuk dua të hyj në detaje, ishin disa gjëra. Duke qenë se unë kam pasur lidhje serioze, Bashkimi nuk ka pasur, unë e shihja në një këndvështrim tjetër. Unë isha ajo që doja të flisja 24 orë, të takoheshim më shpesh, ishte më i tërhequr, sepse varet si jemi formuar”, ka thënë ajo.

Në ditën e sotme Bashkimi ka qenë i ftuar në emisionin “E diell”, ku u pyet për ndarjen me Alvisën.

Kur u pyet se a është tradhtia e Alvisës arsyeja e ndarjes, ai pranoi të bëhet pis me qumësht e të mos japë përgjigje, duke lënë të nënkuptojë se këtu ka diçka më shumë./GazetaBlic/