Showtime

A u mobilizuan votuesit për të shkuar Ludo në finale të BBVK?

02/14/2026 22:09
nga:Sh R

Ludo Lee  është shpallur finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova 4, por jo të gjithë mendojnë se ai e meritonte një vend në finale, duke nxitur debate në studion e “Big Talk”.

Gazetari Vlorijan Halili u shpreh se është e mundur që mbështetësit e tij jashtë shtëpisë të jenë mobilizuar për ta votuar, duke thënë se kjo nuk përbën diçka negative.

“Brenda asaj shtëpie, Ludo është lojtar. Tash a e ka përdorur Edin në situata të caktuara, unë mendoj se po, sa ishte ai brenda. Kur Edi nuk ishte më, e vazhdoi lojën me Labin, dhe në një moment tjetër e ka pritur që edhe Labi të dalë, prandaj e ka lënë më të ngushtë marrëdhënien me Benitën, domethënë e ka edhe një ‘dorë’ tjetër aty. A janë mobilizuar njerëzit e tij jashtë? Po, janë mobilizuar. A është kjo diçka e keqe? Jo, nuk është e keqe. Kjo do të thotë që ke lënë njerëz të besueshëm jashtë që do të votojnë për ty që ndoshta  të jeshedhe  fitues i Big Brother”, tha Halili.