Vetëm një vit pas rezultatit surprizues të Shpejtim Bulliqit në Podujevë, 17 tetori ndryshoi numrat duke e sjellë VV në balotazh me LDK-në .
Kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni, kryeson me 44.30% duke lanë pas LVV-në dhe Shpejtim Bulliqin me 44.00% të votave.
“Gazeta Blic” ka kontaktuar me zotin Bulliqin për ta pyetur nëse janë në bisedime për të hyrë në koalicion me ndonjë subjekt politik, i njëjti ka thënë se ende nuk kanë diçka konkrete.
“Ende nuk kemi diçka konkrete” tha shkurti Bulliqi.
Në vendin e tretë në këtë komunë u rendit, Partia Demokratike e Kosovës me Fjoretë Zejnullahun me 6.52% të votave.
Ndërsa në vendin e katërt u rendit AAK-ja me Besnik Tahirin me 3.98 % të votave.
Raundi i balotazhit pritet të zhvillohet në Kosovë me 14 nëntor ka njoftuar KQZ.
/Gazeta Blic/
IKSHPK: Situata me Covid mund të përkeqësohet, respektoni masat dhe vaksinohuni!