Lajme

A po vepron VV si Hashim Thaçi me pensione e rroga? – Armend Muja thotë se s’kishte rritje të pensioneve më shumë se në qeverisjen e tyre

10/09/2024 22:22
nga:G B

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, tha në Pressing në T7 se në Kosovë nuk ka pas më shumë rritje të pensioneve bazike sesa në qeverisjen e tyre.

I pyetur nëse VV po vepron njësoj si Hashim Thaçi me pensione e me paga, ai tha:

“Pensionet në Kosovë kur kemi ardhë ne kanë qenë 90 euro, ka pas edhe pensione me 75 euro, në vitin e dytë të qeverisjes i kemi bo 100 euro. Nga 90 euro ne i kemi bo 120 euro brenda tri vitesh se nuk ka pas rritje të pensioneve bazike më shumë sesa gjatë qeverisjes tonë”, tha Muja në Pressing.