Lajme

A po shkon ‘Lista Guxo’ në LDK- Vjen sinjali i parë rreth bashkëpunimit?!

12/17/2021 12:40
nga:Y I

Shumica e deputetëve të LDK-së bojkotuan sot fjalën e presidentes Osmani para deputetëve, raporton Gazeta Blic.

Vetëm tre prej tyre morën pjesë në seancë ku njëra ishte deputetja Margona Geci.

Geci e ka vlerësuar si fjalim shumë të mirë atë të Osmanit sot në Kuvend duke ndarë edhe një fotografi bashkë me Osmanin dhe deputetin më të zëshëm të ‘Listës Guxo’ Haxhi Avdyli.

Geci thekson se i ka sygjeruar Osmanit të vijë në LDK me deputetët e Listë Guxo, dhe ka thënë se nga reagimet e tyre ka kuptuar se ata kanë dëshirë të kthehen.

Postimi i plotë:

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani pati një fjalim të mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pas fjalimit ajo bashkë me deputetët e saj erdhi te ulëset e Grupit Parlamentar të LDK-së për të bërë një foto me ne.

Unë i thash znj.Presidente merri deputetët tuaj e ejani këtu në LDK, se ju nuk e keni vendin atje te partitë e majta me orientime të skajshme majtiste.

Nga nënbuzqeshja u kuptua se deputet e Listës Guxo, dëshiren e kanë të kthehen në LDK.

Këta ishin tre deputetët e LDK-së që morrën pjesë në Kuvend, në adresimin e presidentes