Ensar Bajrami në “Innovation Academy”, i cili shihet i afërt me kandidatin e VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepin, dje ka pritur në takim kandidatin e LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahiri.
Nga burime të LDK-së, thuhet se takimi i mbajtur dje nuk ishte i rastësishëm. Sipas këtyre burimeve, këto dy parti tashmë janë duke hedhur hapat e parë rreth një koalicioni të mundshëm për garën e dytë në balotazh me 14 nëntor.
Për ndryshe LDK dhe VV në Vushtrri kanë qenë së bashku në koalicion edhe në zgjedhjet e vitit 2017.





