Ekspertët shëndetësorë po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti Covid, pasi Kosova po rrezikohet nga një valë e re e COVID-19.
Gjendja e qetë e cila po mbizotëron në vendin tonë, mund të mos jetë e tillë muajin tjetër. Kjo pasi që ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po paralajmërojnë një valë të re të virusit korona.
Vala e katërt e këtij virusi tashmë ka kapluar Evropën, por në Kosovë mendohet se do të ndodhë në fund të vitit.
Për këtë janë alarmuar edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.
Kreu i kësaj sindikate, Blerim Syla thotë se nëse masat anti Covid nuk respektohen atëherë nuk mund ta evitojmë një vale të re. Madje sipas doktorit, tanimë që festat e fundvitit po afrohen duhet të kemi kujdes të shtuar shoqëror dhe institucional.
Edhe doktoresha shqiptare në Evropë, Aurora Dollenberg po thotë se Kosova rrezikohet të përfshihet në këtë valë të virusit njëjtë si vendet tjera evropiane.
Deri më tash në Kosovë janë vaksinuar më shumë se 730 mijë persona me dozën e dytë të vaksinës anti Covid.
Për ta shikuar komplet storien KLIKONI KËTU.