Skuadra shqiptare e Counter Strike 2, Bad News Eagle na ka bërë krenar me paraqitjet fantastike vitet e fundit. Skuadra kosovare, nën emrin Bad News Eagles, arriti në qendër të vëmendjes në vitin 2022 kur u kualifikua për PGL Major në Antwerp nga kualifikimi i hapur dhe arriti deri në fazën e Legends të turneut.
Pas një viti, ata nënshkruan me organizatën “Guild”, por gjërat nuk ecën siç duhet dhe ky ekip u shpërbë, shkruan GazetaBlic Sport.
Por, ditëve të fundit ka zëra në rrjetet sociale se ky ekip që na kënaqi viteve të fundit mund të ribashkohet. Entuziazmi tek tifozët shqiptarë është i madh dhe të gjithë po presin lajme nga ky drejtim.
“Juanflatro” dhe “Rigon” publikuan nga një “tweet”, teksa poashtu Instagrami zyrtar i “Bad News Eagles” është riaktivizuar.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në ditët në vijim, por ribashkimi i lojtarëve shqiptarë do ishte diçka shumë e mirëpritur nga tifozët e këtij ekipi simpatik.
/GazetaBlic Sport
🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇫🇷🇬🇧🇨🇭
— juanflatroo (@juanflatrooo) January 27, 2025