Showtime

A po ribashkohen Bora e Donaldi? Detajet e fundit flasin shumë

10/20/2021 16:43
nga:G C

Bora dhe Donaldi janë dyshja më në zë për momentin.

Edhe pse ka disa muaj që dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre, hyrja e Donaldit në “Big Brother Vip” ka shtuar edhe më shumë interesim për të dy, shkruan GazetaBlic.

Ditën e djeshme, aktori i humori në një bisedë me Fifin ka folur përsëri për romancën që kishte me moderatoren.

Ai u shpreh se e kishte dashur shumë dhe nuk ishin ndarë mirë por me debate të ndryshme.
“U bënë shumë gjëra bashkë që u ndamë. U ndamë keq, me diskutime, debate. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund…U bënë shumë gjëra bashkë. Që më mungon, po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt, është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën, por ne jemi gjela të dy. U bë e vështirë, por s’është se u ndamë se nuk duheshim.”– u shpreh Donaldi.

Ndërsa shoqja e ngushtë e Borës, Semi gjatë kësaj bisede Fifi-Donald ndërhynte herë pas here.

“Këta janë shumë të njëjtë. Janë kopje e njëri-tjetrit, vetëm se njëri është çun e tjera gocë. Këta sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe ishin menjëherë shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Këta vdesin për njëri-tjetrin, kjo është e sigurtë!”– tha Semi.

Kjo mjaftoi që ndjekësit të mendojnë se mes tyre mund të ketë ribashkim./GazetaBlic/