Kryeministri Albin Kurti është pyetur se a do ta dëgjojë kërkesën e SHBA-ve që të tërhiqet për vendimin për targat, kërkesë e ripërsëritur nga SHBA-të mbrëmë, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me SHBA-të dhe se takohet 2 herë në javë me ambasadorin amerikan, teksa tha se nuk di ku po i lexojnë këto gjëra.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët. I kemi miq dhe partnerë”, tha Kurti.
“A do ta dëgjojmë Amerikën?, nuk ndodhin këto gjëra, nuk kemi kësi gjëra me Amerikën, si gjyshi me nipin. Edhe njëherë asnjë veprim i yni nuk e ka befasuar asnjë zyrtarë të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi miq dhe partner”.
“Partneriteti ynë me ta, aleanca është me ta, është aleancë që bazohet mbi vlera dhe qëllime të përbashkëta, ne e kemi shtyrë njëherë vendimin më 31 korrik, e kemi shtyre për një muaj, dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit”.


