Lajme

A po pajtohen partitë politike me rezultatin e zgjedhjeve?! Deri tani asnjë ankesë në PZAP

10/28/2021 15:48
nga:N M

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të 38 komunave.

Subjektet politike që ishin pjesë e garës apo edhe kandidatët për kryetar të komunave në rast se nuk pajtohen me këtë rezultat, kanë afat 24 orë për t`u ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Por, deri në këtë moment, në këtë institucion nuk ka deponuar askush asnjë ankesë kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 17 tetorit.

“Deri në këtë moment në PZAP nuk kemi pranuar asnjë ankesë”, ka thënë Mulë Desku sekretar i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa.

Në rast se partitë politike nuk ankohen në PZAP apo qoftë më pas edhe në Gjykatën Supreme, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të bëjë certifikimin e rezultateve të raundit të parë që ishin mbajtur më 17 tetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka caktuar 14 nëntorin si datën kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në disa komuna të vendit, pasi që kandidatët nuk kishin arritur të fitojnë 50 plus 1 votë. Gazeta Blic

Nuk dorëzohet Refki Suma, ky është veprimi i fundit që ka bërë