Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, një ditë para takimit që do të mbahet në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiq, ka thënë se a po hyn edhe Albini në radhën e atyre që bënë marrëveshje kundër Kosovës, në raport me Serbinë, si Isat, Hashimat, Editat, Skenderat, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka shenja të mira, teksa ka pyetur se a do t’ua kalojë edhe atyre, apo do të gjejë zgjidhje në interes të Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
A po hyn Albini në radhën e atyre që bënë marrëveshje kundër Kosovës, në raport me Serbinë, si Isat, Hashimat, Editat, Skenderat, etj, etj?! A po ua kalon edhe atyre, apo do të gjejë zgjidhje në interes të vendit?! Nuk po duken shenja të mira!


