Sporti

A po frikësohen basketbollistët e huaj që të transferohen tek Trepça për shkak të situatës në Veri?

07/12/2023 10:33
nga:Mergim Rreci

Skuadra basketbollistike e Trepçës nuk është shfaqur ende aktive në këtë merkato të verës, përjashto angazhimin e trajnerit Adis Beciragic.

Mitrovicasit kanë rinovuar kontratat e disa basketbollistëve, por që transferime të prezantuara nuk ka pasur ende, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të djeshme të  “Jepi zë”, disa super përforcime të huaja me të cilat KB Trepça kishte planifkuar të nënshkruante, kanë dështuar.

Një menaxher i basketbollistëve që ka dashur të mbetet anonim, ka treguar se rasti i fundit është me një super basketbollit të huaj, ku klubi ka pranuar ti’a paguajë të gjitha këkesat dhe vetëm pritej zyrtarizimi, por në momentin e fundit ka dështuar.

Ky basketbollist pasi ka kërkuar për qytetin është befasuar për situatën e tensionuar, dhe duke e pasur parasysh se ai dëshironte të vinte me familjen e tij e ka parë të rrezikshme, dhe në fund ka refuzuar të vishet gjelbër e zi.

‘GazetaBlic Sport’ ka kontaktuar presidentin e kësaj skuadre, Vullnet Sefaja, i cili tha se nuk ka informacione të tilla dhe se klubi është duke punuar në atë drejtim.

Nuk ka ende asgjë konkrete tek transferimi i basketbollistëve, ne jemi duke punuar në atë drejtim. Trajneri e bën atë punë (përzgjedhjen) e basketbollistëve, unë nuk kam informacione të tilla se lojtarët po frikësohen që të vijnë në Mitrovicë”, tha Sefaja.

/GazetaBlic Sport/