Zgjedhjet e 14 nëntorit tashmë kanë konfirmuar kryetarët e rinj të komunave në 21 prej tyre që shkuan në balotazh, raporton Gazeta Blic.
Mbrëmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak para orës 00: 00, ka shpallur rezultatet preliminare për zgjedhjet e 14 nëntorit.
Shumica nga kandidatët që ishin në garë tashmë zyrtarisht ose kanë pranuar humbjen, por ka pasur edhe të tillë që pak orë pas mbylljes së qendrave të votimeve kanë uruar fituesit.
Arben Vitia në Prishtinë ka uruar Përparim Ramën, Lutfi Haziri në Gjilan – Alban Hyseni e Xhafer Tahiri në Vushtrri ka shkuar në festën e PDK-së së Ferdit Idrizit për t’ia uruar fitoren.
Por ka pasur edhe kandidatë të subjekteve të caktuar që nuk janë pajtuar me rezultatin.
Agron Kuçi në Junik ka thënë se nuk pajtohet me rezultatin duke lënë të nënkuptohet se do të bëjë ankesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa.
Por, Gazeta Blic ka kontakuar me zyrtar të PZAP, të cilët kanë konfirmuar se deri në këtë kohë nuk ka as edhe një ankesë të vetme nga kandidatë të caktuar apo subjekte politike.
“Deri në këtë moment PZAP nuk ka pranuar asnjë aneksë nga ndojë kandidatë apo subjekt i caktuar politik”, ka thënë Mulë Desku Sekretar në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa për Gazeta Blic.
Por megjithatë kandidatët kanë kohën deri në orën 19 të ditës së sotme që në ras se nuk pajtohen me rezultatin, të depojnë ankesat e tyre në këtë institucion.
Në rast se nuk ka shumë aneksa në PZAP e që më pas ato varësisht prej vendimti të PZAP, mund të adresohen në Gjykatën Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në fund të kësaj jave ( e premte) mund të bëjë certifkimin e rezultateve të 14 nëntorit.
Vjen reagimi i Lumir Abdixhikut, ka një paralajmërim të fortë


