Lajme

“A po bohet pista për motorista?”/ Bekë Berisha ua jep fjalën motoristëve të Prishtinës

09/07/2025 20:08
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar sot motoristët e Prishtinës, raporton Gazeta Blic.

Ai ua ka dhënë fjalën atyre se do t’ua bëjë pistën për motora, e cila mungon.

Postimi i tij i plotë:

A po bohet pista për motorista?

Zhurma e motorëve, energjia e natyrës dhe e motoristëve të Prishtinës mbizotëroi sot në takimin me Bekën. Prishtina i ka motoristët. Por, çfarë nuk ka? Pistën! Motoristët mbesin në rrugët e qytetit, pa hapësira adekuate, pa siguri e pa vizion.

Jo shpërfillje. Por respekt dhe infrastrukturë.

Beka ua dha fjalën: pista e tyre ka me u bo.