Sporti

“A nuk mjaftojnë gjashtë gola për të të mbyllur gojën?”, Guler i përgjigjet Szoboszlait

03/24/2025 16:11
nga:Lorik J

Arda Güler i është kundërpërgjigjur Dominik Szoboszlait pasi mesfushori i Liverpool përmendi sasinë e minutave që ai ka luajtur për Real Madrid këtë sezon – dhe gjërat tani janë nxehur.

Turqia arriti të ngjitet në Ligën e Kombeve A të dielën teksa regjistroi një fitore të theksuar totale 6-1 ndaj Hungarisë në Puskas Arena.

Hakan Çalhanoğlu, Arda Güler dhe Bardakci gjetën rrjetën për skuadrën e Vincenzo Montella-s, të cilët ishin tashmë 3-1 përpara në ndeshjen e dytë në Budapest.

Larg rezultatit, pika më e madhe e bisedës nga ndeshja e së dielës ishte një sherr mes Dominik Szoboszlai dhe Arda Güler.

Szoboszlai hyri në Instagram pas ndeshjes, ku la një koment në foton e Gulerit. Në koment shkruante thjesht “1088”, që ndodh të jetë sasia e minutave që Guler ka luajtur për Real Madridin këtë sezon.

Disa orë pasi komenti i Szoboszlai u bë viral dhe Güler tani është përgjigjur me një postim të tijin.

“Ky djalë është një shaka. A nuk mjaftojnë gjashtë gola për të të mbyllur gojën?”

/GazetaBlic Sport/