Sporti

A mund ta drejtojë Ancelotti Realin, pasi i i ka skaduar licensa e trajnerit?

01/31/2022 23:29
nga:E K

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar se Carlo Ancelotti do të jetë në gjendje të ulet në stolin e Real Madridit, pavarësisht se licensa e tij e trajnerit ka skaduar më 31 dhjetor.

Ancelotti iu bashkua Real Madridit verën e kaluar pas ndarjes me Evertonin, pasi ai pasoi Zinedine Zidane dhe mori drejtimin e Los Blancos për herë të dytë si trajner.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport“, Ancelotti duhet të ndërmarrë disa kurse të detyrueshme për të rinovuar licencën e tij të trajnerit.

Por, RFEF konfirmoi për “Marca” se italiani nuk do të ketë asnjë problem kur bëhet fjalë për drejtimin e Real Madridit derisa çështja të zgjidhet.

RFEF theksoi se trajneri i Real Madridit nuk përjashtohet nga respektimi i rregulloreve, ndërsa klubi dhe Ancelotti kanë kërkuar një mënyrë për të gjetur një zgjidhje.