Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka komentuar sitatën e fundit në veri të vendit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të masës së reciprocitetit me targa.
Në një prononcim për GazetaBlic, Shala ka thënë se kërcënimet duhet të analizohen nga dhoma e operacionit të PK-së, përcjell GazetaBlic.
Tutje, Shala shtoi se Qeveria duhet ta vazhdojë zbatimin e kësaj mase dhe nuk duhet të tërhiqet asesi, pasi kjo situatë është në sytë e faktorit ndërkombëtar dhe tërheqja do të thoshte se nuk jemi shtet stabil.
“Qeveria duhet të vazhdojë që përmes MPB-së të zbatojë vendimin e saj për masën e reciprocitetit për targat dhe asesi nuk duhet të tërhiqet nga ky vendim, përndryshe i gjithë shteti në sytë e faktorit ndërkombëtar do të shndërrohet si jostabil.
Vuçiqi ka marrë vendim që të mbikëqyrë situatën dhe kërcënimet duhet të analizohen nga dhoma e opacionit të PK-së për të reaguar në kohë reale për çfarëdo ndryshimi në teren”, tha ndër të tjera Shala.
/GazetaBlic/