Lajme

A ka raste të dyshuara nga Lija e Majmunëve në Kosovë? Flet Naser Ramadani

05/25/2022 14:15
nga:Q R

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, përmes një konference për medie ka njoftuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast të dyshuar me Lijën e Majmunëve, shkruan GazetaBlic.

“Në Kosovë nuk ka raste të dyshimta me Lijën e Majmunëve, por nëse do të ketë do t’i ndërmarrim hapat e duhur. Për çdo ndryshim ne do t’i njoftojm me kohë.”, deklaron Ramadani

Duke folur për simptomat që ka ky virus, Ramadani theksoi se zakonisht periudha që zgjatë “Lija e Majmunëve” është 13 ditë,deri në 21.

“Shfaqet me ethe, ënjtje të nyejve limfatike.Është sëmundje me simptomat të kufizuara që zgjasin nga dy deri në 4 javë. Përmes kontaktit të ngushtë me njerëzit e infektuar, por edhe me kafshë të infektuara. Virusi transmetohet nëprmjet kontakteve, pikave të frymëmarrjes apo të tjera.Paraqitja klinike ngjan me linë e ujit dhe është e lidhur ngushtë me të. Mbikqyrja dhe intervenimi nga shpërthimi mund të parandalohet duke shtuar vigjilencën nga rastet e para në botë. Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e familjes janë më të rrezikuar nga ky virus.”, tha ai.