Lajme

A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

11/19/2024 21:49
nga:G B

Janë prezantuar statistikat e papunësisë ndër vite bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas grafikonit të paraqitur në Debat Plus, në vitin 2016, kanë qenë 84 mijë e 903 persona të papunë sipas tremujorit të katërt të ASK-së.

Në vitin 2017, ky numër është rritur në 114 mijë e 324 persona.

Për dallim nga vitit 2017, në vitin 2018, ky numër ka pasë rënie, nga mbi 114 mijë në 110 mijë e 844.

Viti 2019, karakterizohet me një rënie të dukshme, pra në 81 mijë e 452 persona.

Trendin e rënies e përcjellë edhe viti 2020, pra nga mbi 81 mijë, numri i të papunëve sipas tre mujorit të katërt të deklarimit sipas statistikave të ASK-së në këtë vit ka rënë në 76 mijë e 505 persona të papunë.

Në vitin 2021 numri bie sërish, krahasuar me vitin paraprak. Si të papunë sipas statistikave del të jenë 67 mijë e 69 persona.

Edhe në vitin 2022, numri i të papunëve bie ende më shumë, dhe atë në 53 mijë e 378 persona të deklaruar sit ë papunë gjithmonë sipas statistikave të ASK-së.

Viti 2022 dhe viti 2023 nuk dallojnë shumë në këto shifra të të papunëve.

Në vitin 2023 numri bie në 53 mijë e 79 persona, pra rreth 300 më poshtë.

Krahasuar me deklarimet dhe raportet e ASK-së, në përqindje i bie se viti 2023 ka deklarimin më të ultë të të papunëve pra vetëm 10.7% ndërsa viti me numrin më të madh të të papunëve sipas këtyre raporteve është viti 2018 me 29.1%.