Profesori Mazllum Baraliu ka komentuar vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, pas emërimit të Radomir Laban si gjyqtar raportues, raporton GazetaBlic.
Sipas Baraliut, kjo tërheqje nuk prodhon efekt juridik, por është një veprim politik me rëndësi, pasi Osmani, si Komandante Supreme, ka ngritur alarmin për rrezikun që paraqet Laban për rendin kushtetues të vendit.
Baraliu thekson se Osmani është informuar nga institucionet e sigurisë për aktivitetin e dyshimtë të Labanit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe, pikërisht për këtë arsye, ka vendosur të tërheqë kërkesën.
“Tërheqja e saj nuk ka efekte juridike, por pikërisht për këtë, në të njëjtën kohë, duke dhënë arsyet e saj si Komandante Supreme e shtetit, Vjosa Osmani është e informuar, ka deklaruar se është informuar edhe për vitet më herët dhe ka alarmuar për rrezikun që paraqet personi në fjalë për rendin kushtetues. Ajo ka tërhequr kërkesën e saj”, tha Baraliu për GazetaBlic.


