Lajme

A ka marrëveshje mes kompanive për çmimin e derivate? Çka duhet të bëjë Qeveria – Ish ministri i Tregtisë tregon se cilat masa duhet të merren

06/08/2022 13:37
nga:Genita C

Në pikat e ndryshme në Kosovë çmimet e karburanteve po sillen prej 1.82 cent deri në 1.84 cent dhe ky ndryshim ka sjellur polemika të ndryshme, se ekziston apo jo një marrëveshje e rritjes së çmimeve mes kompanive.

Ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi në një prononcim për GazetaBlic pohoi një gjë të tillë, ku sipas tij, fakti që rritja e çmimit të karburanteve është në gjithë botën shkak i luftës Rusi-Ukrainë, e demanton më së miri që ekziston një marrëveshje e tillë.

“Nuk është rritja e çmimeve vetëm në Kosovë por është në tërë Evropën dhe kjo e demanton që ka marrëveshje të rritjes së çmimeve mes kompanive”.

Veseli thotë se Qeveria e Kosovës për rritjen e tillë të karburanteve duhet të bazohet tek veprimet që po merren nga shtetet fqinje.

“Për ta ‘zbutur’ këtë çështje, ajo se çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës është të bazohet pak në mënyrë se si kjo situatë po tejkalohet nga shtetet fqinje”.

Sipas Veselit mënyra më e mirë e të vepruarit është që Qeveria e Kosovës të zbres akcizës dhe TVSH-ja të largohet krejtësisht.

“Unë mendoj se Qeveria nuk mundet të hek akcizës por mundet ta zbres pra, mundet të ndikojë tek TVSH-ja dhe ekziston si mundësi të largohet TVSH-ja krejtëisht. Një kërkesë e tillë ndaj qeverisë Kurti është bërë edhe nga ekspertët më të mirë të ekonomisë.Kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në biznesë sepse shumica prej tyre janë të lidhura me naftën”, përfundoi Veseli.

Kriza ekonomike në vend/ AAK kërkon heqjen e akcizës së naftës dhe tatimit mbi produktet bazike

Vazhdon rritja e çmimit të derivateve, kjo është gjendja aktuale në pompat e Kosovës