Lajme

A ka kushte për anëtarsimin në KiE? – Flet deputetja e VV-së Fitore Pacolli

04/25/2024 20:48
nga:G B

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka treguar se a ka kushte Kosova për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, Kosova i ka përmbushur kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës, raporton Gazeta10.

“Egziston raporti i cili është pregadit nga ekspertët eminentë të cilët kanë vlerësuar se Kosova i ka plotësuar kushtet dhe në raportin i cili është raportu nga Dora Bakoyannis nuk ka parakushte për Kosovën”, tha ajo për Kanal10.

Pacolli shton se shteti i Kosovës nuk është duke i ikur zotimeve dhe se marrëveshja do të zbatohet atëherë kur të dyja palët pajtohen.