Debat

A ka Kosova Presidente apo âsht veç nji notere!?

05/14/2021 23:50
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

1.
Ose ajo mendon se Washingtoni, Berlini e Tirana e kanë gabim kur reaguan kundër sulmeve me raketa nga ana e organizatës terroriste Hamas, kundër aleatit tonë në Lindjën e Mesme, Izraelit!?
Ashiqare, ajo, e rreshtueme me VV-në nuk ka as kurajë qytetare, as guxim personal dhe as mendim të vetin.

2.
Nuk e gjykoj Kryeministrin Kurti, sepse ai âsht pozicionu moti kundër imperializmit e disa deputetë të tij angazhohen për zhdukjën e Izraelit, porse për me e rujtë ftyrën e Kosovës tek aleatët e saj strategjikë dhe me e përfaqësu vendin në botë, simas Kushtetutës, duhej me reagu Presidentja Vjosa Osmani.

Washington:

Presidenti Biden tha se ai kishte folur me Kryeministrin Netanyahu dhe pohoi “mbështetjen e tij të palëkundur” për “të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”.
Shih: https://www.google.com/amp/s/www.nytimes.com/live/2021/05/12/world/israel-jerusalem-gaza.amp.html

Berlin:

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas: “Sulmi me raketa ndaj Izraelit është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të përfundojë menjëherë. Izraeli ka në këtë situatë të drejtën për vetëmbrojtje. Kjo përshkallëzim i dhunës nuk mund të tolerohet as të pranohet.”

Shih: https://www.google.com/amp/s/amp.france24.com/en/middle-east/20210512-world-reacts-as-violence-escalates-in-israel-gaza-conflict

Tiranë:

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.
Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Shih: https://www.izraelisot.com/2021/05/11/konflikti-ne-rripin-e-gazes-reagon-tirana-zyrtare-sulmet-me-raketa-kunder-izraelit-te-pajustifikueshme/

06/14/2021 18:27

Më në fund vjen një deklaratë nga Presidenca për takimin Vjosa Osmani- Valdete Daka