Lajme

A ka faj Përparim Rama për çështjen ‘Badovci’- Kështu përgjigjet Uran Ismaili!

02/10/2024 15:53
nga:Y I

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran ismaili, i ftuar në Blic Interview ka folur më gjerësisht për çështjen Badovci.

I pyetur nga gazetari Gashi, nëse Përparim Rama, ka ‘faj’ për këtë çështje, ai pati këtë përgjigje.

“Unë kam praktikën time. Si ministër kur kam qenë, kam pas procese të cilat më kanë ardhur mua dhe i kam gjet në tavolinë, disa kanë qenë të mira, disa jo të mira. Praktika ime ka qenë se unë i kam kaluar përmes një filtri juridik dhe ato të cilat unë e kam kuptu që juridikisht, politikisht, moralisht nuk janë në rregull, unë i kam refuzu. Psh kontrata me çmimet e barnave që unë kam refuzu me e nënshkru.

“Unë arsyetimet i kam dëgju, mendoj se veprimi kishte me qenë më mirë nëse ti e shef që një gjë e tillë nuk është e duhura, atëherë ti mundesh me than se nuk po dua ta qoj këtë përpara. Unë nuk po dua te jap fajin, sepse fajin dhe mosfajin duhet ai me nxjerr.

Ai tutje theskoi se ‘koha ka me tregu se PDK-ja ka patur të drejtë në lidhje me qëndrimin që ka mabjtur.

“Eshtë fol për konflikt interesi. Për ne nuk është me rëndësi fare kush është pronari, mendoj se ajo është ngrit nga OJQ-të. OJQ-të e kanë ngrit se ‘pse pronarët e tokave janë persona me të cilët zoti Rama ka patur marrëdhënie afariste me ta apo ka projektu për ta më përpara, pikërisht në Badovc. Por pë mua kjo nuk është problem sepse atë ligji e ndan. Për neve nuk është me rëndësi a janë ata ish-partnerë apo jo,  fakti që kanë një tokë në zonë të gjelbërt dhe ndërrohet me një tokë ku ti ndërton ndërtesa 7-katëshe, është përfitim financiar jashtëzakonisht i madh. Mendoj se koha ka me tregu se kemi patur të drejtë, mendoj se tani për tani kemi të drejtë” tha Ismaili në Blic Interview raporton ‘Gazeta Blic’.

 

04/13/2024 14:19

Daka: Besoj që do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, s’ka shenja për zgjedhje të jashtëzakonshme