Lajme

A ka dorë qeveria për rritjen e çmimit të rrymës? – Flet Gërxhaliu

02/25/2025 21:09
nga:G B

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë se përgjatë viteve të fundit ka pasur ndryshime e luhatje në çmimet e energjisë elektrike.

Ai në “Raport” të Kanal10 përmendi faktin se çdo gjë kalon përmes ekzekutiv qendror në Qeveri, teksa shtoi faktin se është në duart e saj të vendos për formën se si.

“Kuptohet se çdo gjë është në duart e Qeverisë, në fund të fundit të gjitha këto kërkesa për rritje në vlerë 545 milionë euro, nëse realizohet për vitin 2025 ato mjete do të paguhen nga qeveria, prandaj është në duart e Qeverisë të vendos se në çfarë forme por, po e them edhe një gjë që është shumë shqetësuese: Në dhjetor të vitit të kaluar, një takim me disa zyrtarë, kilovati ka qenë dikur afro 345 euro prandaj është një varim i çmimeve ku në momente të caktuara paguhet shumë shtrenjtë”, tha Gërxhaliu.