Lajme

A ka dështuar vaksinimi masiv në Kosovë?

07/17/2021 21:55
nga:M K

Janë bërë më shumë se 1 muaj, prej kur ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim të Qytetarëve në Masë i Ministrisë së Shëndetësisë, e Kosova ende nuk ka arritur ta realizojë këtë plan siç është premtuar.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.

Ndërsa deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, thuhet në njoftimin e fundit të MSH-së.

Sipas planit për vaksinim masiv thuhet se brenda një muaji parashihet të vaksinohen rreth 500 mijë qytetarë.