Lajme

A ka arsyeshmëri për zgjedhje të parakohshme?

10/18/2023 09:40
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Ndryshoj gjithçka rreth Kosovës pas sulmit në Banjskë. Para 24 shtatorit ka qenë një ambient i përshatshëm për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Ishte win-win për të gjithë akterët. VV po zbehej dhe do mirëmbante një pjesë të konsiderueshme të fuqisë nëse dilte në zgjedhje, opozita po ri-organizohej sadopak.. fitoj disa poenë dhe u ngritë sadopak.

Qeverisja e shumicës së ministrave ishte e dobët, kishte kriza dhe skandale. Në të njejtën kohë pritej një vendim i rëndë për Kosovën në dialog të Brukselit që kërkonte konsensuz të gjërë dhe më të thellë. Asnjë thuajse nga këto faktorë nuk janë në vlera të njejta pas sulmit. Por edhe konteksti kohor dhe afërsia me zgjedhjet e rregullta parlamentare nuk e favorizojnë më argumentin për zgjedhje të parakohshme.

Kosova nuk e ka lluksin që kur kërcënohet siguria kombëtare e saj dhe kur kemi një agresion e terrorizëm të sponzorizuar nga regjimi i Beogradit të shkoj në zgjedhje. Edhe pse politikanëve nuk ju besohet, ata e shofin interesin e vet më shumë. Por, logjikisht fokusi i Kosovës aktualisht duhet të jetë tek siguria dhe mbrojtja. Aleancat tona me partnerë. Gjithashtu tek një dialog i rimodeluar që ka potencial me arritë një marrëveshje në fillim të vitit të ardhshëm.

Kur krizat e larta të sigurisë paraqiten, qeverisja e ministrave bëhet një lluks ndoshta dhe tolerohet më shumë. Qeveria mundet me vazhdu me pas performancë të dobët por njerëzit lëvizin dhe shofin kërcënimin më të madh: sigurinë, mbrojtjen… luftën potenciale. Të mendosh për zgjedhje të parakohshme në kohëra të kërcënimit të sigurisë kombëtare është jo-racionale dhe e rrezikshme.

Kjo nuk do të thotë që nuk mund të ketë adaptime të fuqive politike, zgjerim, riformatizim të qeverisë apo ekipit vendim-marrës të dialogut të ri-modeluar. Interesi i Kosovës aktualisht është të zhvilloj konsenzus dhe stabilitet të brendshëm përballë krizave të jashtme. Në anën tjetër, edhe partitë opozitare kanë nevojë për më shumë kohë të përgatiten për zgjedhje në fillim të vitit 2015.

Kështu, zgjedhjeve të parakohshmë ju zbeh momentumi dhe tani nuk duken më racionale. Stabiliteti i brendshëm, konsensuzi, ri-modelimi dhe zgjergjimi apo gjithpërfshirja në vendim-marrja janë tema dhe nevojat të kohës. 15 muaj do kalojnë shpejt dhe pastaj partitë politike mund t’i masin foracat përsëri.