Lajme

A ka AAK vija të kuqe për Vetëvendosjen? Flet deputeti Pal Lekaj

09/19/2024 12:55
nga:G B

Me 9 shkurt 2025 qytetarët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Deputeti Pal Lekaj, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se AAK do të triumfojë në zgjedhje, duke shtuar se Haradinaj ka përvojën qeverisëse.

“Sa i përket AAK-së është e përgatitur që në këto zgjedhje të triumfojë, të bëjë punën e vet. Kudo që po i takojmë qytetarët po na besojnë në programin tonë, ne e kemi përvojën qeverisëse, kryetari Haradinaj ka qenë dy herë mandatar, kryeministër dhe në këtë kemi bërë një program të qartë alternativ, që me të vërtetë Aleanca del triumfuese në këto zgjedhje”, shprehet ai.


Ndërsa, lidhur me mundësinë për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Lekaj thotë se presin fillimisht të shohin rezultatin e zgjedhjeve dhe më pas të vendosin.

“Është herët të bisedohet sa i përket koalicioneve, ne do të shohim rezultatin dhe pas zgjedhjeve do të shohim për koalicione. Mendoj që qytetarët do të na tregojnë se kah do të shkojë Aleanca apo opozita por edhe Vetëvendosje”, deklaron deputeti Pal Lekaj./Gazeta Blic/

 

 

Pal Lekaj i reagon Qeverisë: Shifra mashtruese për papunësinë – Kurti s’do ta hapë urën e Ibrit