Showtime

“A je ti normal, apo nuk je?”, e pyet Getinjo, Vivienin

01/04/2023 22:52
nga:G B

Mbrëmja e sotme ka rezultuar të jetë jo edhe aq e këndshme për çiftin që momentalisht po përjeton krizë në marrëdhënie, Getinjo dhe Vivien.

Kjo e fundit i ka thënë një mori akuzash mbi raportin mes tyre, rep artistit Getinjo, të krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

“Unë vijë të afrohem me ty, por kjo nuk domethënë të më shkelësh mua”, i ka thënë ajo Getinjos, ndërsa rep artisti ka reaguar i revoltuar.

Duke iu drejtuar Vivienit, ai i ka thënë asaj – “A je normal Vivien, apo s’je?”.

Por, se çfarë diskutuan ata më saktësisht, zbulojeni duke shikuar videon në linkun e mëposhtëm.