Showtime

‘A je bashkë me Noizyn’, pyetja që ‘ndezi’ Loredanën

11/07/2022 14:56
nga:G C

Që prej projektit të përbashkët, një pjese të madhe të njerëzve vështirë se mund t’iu hiqet nga mendja fakti që Noizy dhe Loredana, kanë diçka më shumë se shoqëri.

Gjatë verës, Loredana për Prive e sqaroi se miqësia mes tyre është shumë e mirë por pyetjet vazhdojnë.

Një prej ndjekësve e ka pyetur Loredanën nëse ajo është bashkë me Noizyn.

Përgjigja e saj nuk i ka lënë hapësirë hamendësimeve.

“A e keni seriozisht?”, është shprehur ajo.

Në një tjetër pyetje të ngjashme të ndjekësve të saj, Loredana në shqip është shprehur se për të, reperi është “një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush”.

Mjaftueshëm e qartë tani? Me gjasë, hamendësimet do të vazhdojnë.

No description available.