Lajme

A janë përçarjet në disa degë të VV-së, arsyeja pse po shtyhet zyrtarizimi i kandidaturave për kryetar komunash – pesë ditë nga mbyllja afatit, VV zgjedh heshtjen

07/14/2021 14:44
nga:N M

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Kjo tashmë është zyrtare.

Por zyrtare ende nuk ka asgjë se kush do të jenë kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për t`i hyrë garës në tetor në mënyrë që të fitojnë mandatin katër vjeçar për të drejtuar një komunë të caktuar.

Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti, aktualisht kryeministër i Kosovës, ka më shumë se dy javë që ka shpallur procesin e brendshëm zgjedhor, ku secili i interesuar për kandidat për kryetar komunë duhet të kaloj nëpër disa procedura, bazuar në Statutin e këtij subjekti politik.

Fillimisht nga kjo parti ishtë bërë e ditur se afati për secilin që dëshrion të kandidoj do të jetë 1 deri më 3 korrik deri në orën 17.

Por pak ditë më vonë nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje u tha se afati është shtyer edhe për disa ditë duke dhënë edhe një shpjegim interesant për këtë.

LVV para disa ditësh kishte shtyrë afatin e pranimit të kandidaturave nga Këshillat e qendrave, në mënyrë që kandidatët e interesuar të kenë edhe një mundësi shtesë.

Ky afat ka përfunduar ditën e premte, (9 korrik).

Pesë ditë nga përfundimi i afatit në Lëvizjes Vetëvendosje zor e hiq, dikush nga ky subjekt kanë pranuar të flas se çfarë po ndodh me zyrtarizimin e kandidaturave për kryetar të komunave.

Mimoza Ksuari Lila aktualisht UD e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së ka rekomanduar që për këtë çështje të pyeten zyrtarë për media në VV.

Arlinda Manxhuka zyrtar për media në partinë që momantalisht qeverisë me vendin nuk ka hapur telefonin e tij.

I vetmi që ka pranuar të flas për “Gazeta Blic” ka qenë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga VV Mefail Bajqinovci.

“Unë besoj se në këtë muaj do t’i shihni emrat e kandidatëve, në korrik”, ka thënë shkurt ai.

Por cilat janë procedurat që duhet t`i kaloj një kandidat për kryetar komune.

“Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës (KZAQ) dhe KZP do të bëjnë verifikimin e tyre dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës, ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet nëj njfotimin që para dy jave e kishte publikuar kjo parti politike.

Por burime të “Gazeta Blic” brenda Lëvizjes Vetëvëndosje kanë thënë se shtyerja e afatit për kandidatët është bërë për shkak të pakënaqësive që aktualisht janë në disa degët të kësaj partie.

“Dega e Prizrenit, ajo e Podujevës,Vushtrisë, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt kanë telashe për shkak se ka disa grupeve të ndara sa i përket emrave se kush mund të jetë kandidatë. Kryesitë e degëve, anëtarësia në disa raste janë të ndara në grupe në lidhje me ata se kush duhet të jetë kandidatë. Ka mospjatime edhe me Qendrën për disa emra … “, ka thënë ky burim i gazetës.

Deri sot nuk ka asnjë kandidatë zyrtar nga VV se kush mund të jenë kandidatë për kryetar të komunave përveç se janë përfolur disa emra në disa komuna të mëdha.

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë mund t`i hyjë garës me Arben Vitinë ose Librun Aliun që të dy ministra në Qeverinë Kurti, përederisa në Prizren përveç kryetarit aktual Mytaher Haskuka janë përmendur edhe disa emra potencial për kandidat për kryetar.

Në Mitrovicë është përmendur Agim Bahtiri përderisa VV nuk ka përjashtuar mundësinë që atje të garojnë me Armend Mujën.

Mimoza Kusari – Lila lehtësisht mund të jetë kandidate për kryetare të Gjakovës ani pse mban pozitën e shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aasuf Aliu, Sylejman Meholli e Besim Muzaqi janë tre emra që po përmednen në Vushttri dhe se njeri nga ta mund të jetë kandidat i kësaj partie pë zgjedhjet e 17 tetorit.
Hekuran Murati po ashtu është përfolur edhe si kanddiat i VV-së për Ferizajn.

Por të gjitha këto janë përfolur si emra potencial, përderisa zyrtar për media të VV nuk kanë pranaur të flasin e as të komentojnë në lidhje me emrat e përmendur .