Zgjedhjet Lokale

A investoi Agim Bahtiri në fshatin e Kadri Veselit? (Video)

10/05/2021 11:53
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidat edhe për një mandat në radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka shfaqur investimet në fshatin Broboniq, fshat prej kah vjen ish-kryeparlamentari dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në qeverisjet e kalaura, sipas Bahtirit, ky fshat ka qenë jashtë hartës së investimeve.

Por, në qeverisjen e tij, ai thotë se është investuar në infrastrukturë dhe shërbime publike.

Disa prej banorëve të fshatit kanë treguar për investimet në vitet e fundit, që u ka ndryshuar jetën atyre aty.

“Shumë fshatra në secilën qeverisje të mëparshme ka qenë jashtë hartës së investimeve. Por kjo nuk ndodhi nga viti 2013, kur barazia në investime u instalua nga qeverisja jonë. Broboniqi është rasti më i mirë për të treguar këtë realitet. Janë vet banorët që e konfirmojnë këtë gjë”, ka shkruar Bahtiri, teksa ka publikuar videon e mëposhtme.