Lajme

A integrohet veriu me polici e kushteri apo me veprime praktike?

09/06/2023 12:30
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Pikë së pari shiqojeni rrugën për veri! Qe 12 vite ende nuk shifet fundi rrugës për Mitrovicë. Kaloni andej, e shifni që as që po punohet momentalisht. Kjo rrugë kaotike është BLLOKADA më e madhe e veriut të Kosovës. HAPI I PARË me integru veriun është INFRASTRUKTRA. Lidhja e njerëzve dhe bizneseve. HAPI DYTË është biznesi e ekonomia. HAPI TRETË janë Festivalet, Arti dhe Spori…. HAPI KATËR Teknologjia, ICT, Inkubatorët e Biznesit… Hapi 100,000 dërgimi i kryetarëve me polici, izolimi nga 100 ditë brenda komune. Punësimi i vajzave e kusherive. Totalisht mbrapsht është vepruar. Nuk do të ketë asnjë efekt të mirë dhe qëndrueshmë. Anti-efekte kanë japur veprimet e kohëve të fundit.

1. Përfundimi urgjent i rrugës! Komunikimi i njerëzve dhe bizneseve është mjeti më i duhur me i integru e lidhë njerëzit. Shifni rruga me Shqipëri si ka ndikuar që Kosovarët ka 2 milion me i kalu atë rrugë për 2-3 muaj. Veriu ka qenë dhe është i izoluar nga Beogradi në pjesën veriuor edhe nga Prishtina në pjesën jugore. Dmth ai vend është mbajtur i izoluar dhe bllokuar. Si me gjetë paqe në një vend të bllokuar? E ti kur i dërgon krytarët me policë vetëm po i hudh benzin zjarrit. Kaq duhet me kuptu. Përfundimi i rrugës është dhe mbete hapi i parë më i rëndësishëm për integrim të veriut!

2. Investime Ekonomike dhe Biznesore! Njerëzit integrohen kur ka klimë të mirë ekonomike dhe biznesore. Ata kanë dëshirë me ba biznes e jo dhunë. Thjeshtë investo ekonomikisht. Sjelli firmat e ICT në ato zona dhe leji të rinjët le të punojë e fitojnë. Kush dëshiron me ba dhunë politike kur ke punë e jetë të mirë? Askush. Zhvilloje një program 1-2 milirdë për rigjenerim ekonomik të veriut edhe e shef si qetësohen e stabilizohet gjendja.. Dmth (a) infrastrukture që me pas komunikim dhe (b) ekonomi e bizes që me kriju mundësi për njerëzit. Zhvillo parqe ICT, Inkubatorë biznesi… punëso njerëzit edhe e shif si bëhet paqja si me magji..

3. Sporti, Arti dhe Muzika.. i bashkon njerëzit. Këto janë tema jo-politike.. aty ka një traditë shumë të gjatë të bashkëpunimit në këto fusha dhe është një segment ku mundet me qenë fushat më të lehta me pas një fillim më ndryshe. Lidhe sportin, artin, muzikën, festivalet me biznese dhe njerëz dhe ato do japin rezultatin që po mundohemi me polici speciale me arritë.

Me fjalë tjera, metoda aktuale nuk po ja jep rezultate. Sigurisht që ne jemi shumë më të ndarë nga masat e aplikuara nga qeveria. Nuk janë serbët as të integruar më. Një fillim i mirë janë zgjedhjet e reja. Pastaj fokusu tek gjërat praktike. Shumë thjesht: RRUGA, Përkrahje BIZNESEVE (fokus tek ekonomika me nje program 1-2 miliardësh 4-5 vjecar)… lidhje e njerëzve përmes artit, sportit, muzikës dhe festivaleve.

Beji veprimet e tilla dhe për 2-3 vjet tek pishina Aqua Park do të jenë të gjithë etnitë duke u argëtuar. Nuk ka nevojë të duhen njerëzit, mjafton respekt i distancuar. Ekonomia e biznesi e kryen punën tjetër dhe gjeneron interesin e përbashkët.

E gjithë ekonomia lokale do të përfiton. Dmth e gjithë qasja duhet ndoshta me u transformuar nga lartë poshtë (top – bottom) në poshtë – lartë (bottom-up). Në vend të policisë: RRUGA. Në vend të punësimit të vajzave: Përkrahje Bizneseve; Në vend të izolimit të Lulzimit: Parqe Biznesi, ICT Hubs dhe Inkubatorë biznesi. Në vend të kokëfortësisë dhe ndarjes: Festivale, Sport, Art të përbashkët e ndërkombëtar në funksion të diversitetit dhe rritjes ekonomike lokale.