Lajme

A i keni votat, a keni bërë marrëveshje me NISMA-n? Kurti sërish nuk iu përgjigjet gazetarëve

04/19/2025 11:49
nga:Sh R

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës pak minuta para fillimit të seancës konstituive.

Ai nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Ai kaloi në heshtje para gazetarëve kur u pyet nga ta nëse i kanë votat për konstituimin e Kuvendit dhe nëse kanë bërë marrëveshje me partinë NISMA të Fatmir Limajt.