Lajme

“A i kanë marrë pagesat deputetët e VV-së, kur e bllokonin Kuvendin? Nëse po, le t’i kthejnë krejt”

09/01/2022 16:07
nga:G B

Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar për ndaljen e pagave për grevistët, nga ana e Qeverisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur nëse deputetët e VV-së që dikur e bllokonin Kuvendin dhe nuk lejonin mbajtjen e seancave, i kanë marrë pagat.

Ajo ka thënë se nëse ata i kanë marrë, duhet t’i kthejnë tash që të gjitha.

Postimi i saj i plotë:

A i kanë marrë pagesat deputetët e VV-së, atëherë kur e bllokojshin Kuvendin, e nuk u mbajke asnjë seancë?

Nëse po. Le t’i kthejnë krejt, pra.

Në këtë kohë krize, ua ndalë njerëzve edhe atë trohë pagesë.

S’ka lidhje. Mi pa sa po durojnë!