Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me gjuhën e Vetëvendosjes gjatë fushatës.
Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, i pyetur se a është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit, ai tha se është vetëm një taktikë elektorale.
“Është taktikë elektorale, kështu e kam quajtur. Dëmet janë shumë më të thella, do të thotë polarizimi i shoqërisë sjell dëme më të thella.
“Një shoqëri e ndarë nuk arrinë me gjetë konsensus për çështje vitale në momente gjeostrategjike të popullit tënd”, u shpreh Abdixhiku.


