Avokati Tomë Gashi ka thënë se janë manipuluar provat në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Ai ka thënë se një nga gardianët në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka manipuluar me regjistrat e daljes së të burgosurve në orarin e shëtitjeve.
“Ata të cilët nuk e kanë punë këtë, ky është rasti më i dhimbshëm në Kosovën e pasluftës për ata që na shohin, sepse unë edhe ti sigurisht që i mbajmë mend për shkak të punës teme dhe ju për shkak të punës suaj dhe kemi një kronologji të ngjarjes. Kemi gardian i cili rrejshëm ka shënuar në protokollin se kinse në kohën e shëtitjeve të burgosurve dhe të paraburgosurve në këtë rast, që ka qenë i vetëm Astrit Dehari sipas tij që ka mbet i vetëm”, deklaroi Gashi.
Gashi tha se një i burgosur ka qenë ngjitur në qelinë me Astrit Deharin.
“Pastaj është vërtetuar që një tjetër që ka qenë i Malishevës, i cili ka pasur edhe lidhje me gardianin ka qenë në qelinë ngjit me Astrit Deharin. Këto fakte janë manipuluar. Pastaj kemi vdekjen e dyshimtë të Naser Makollit i cili ka qenë për 78 ditë në qeli me Astrit Deharin dhe familjarët e tij dyshojnë që edhe ky është vrarë”, ka thënë ai në T7.