Lajme

A është ky stacioni policor më i bukur në botë?

12/18/2025 14:01
nga:Y I

Giacometti-Halle, e njohur edhe si “Blüemlihalle” (“salla e vogël e luleve”) për shkak të tavaneve të saj të zbukuruara me motive lulesh. E pabesueshme por e vërtetë , kjo është hyrja e një stacioni policor funksional në Cyrih, transmeton albinfo.ch.

Salla u pikturua në vitin 1925 nga artisti Augusto Giacometti, xhaxhai i skulptorit të famshëm Alberto Giacometti.

Kjo vepër është një kryevepër e artit publik dhe një nga shembujt më të hershëm të artit mural monumental të integruar në arkitekturën publike në Zvicër.

Augusto Giacometti ishte një pionier në përdorimin abstrakt dhe ekspresiv të ngjyrave, dhe kjo sallë është dëshmi e qartë e stilit të tij të veçantë. Vizitorët që hyjnë në këtë hapësirë nuk ndihen si në një stacion policie, por si në një galeri arti.