Lajme

A është Kurti anti-amerikan? – Spahiu: Banjska dhe votimet, fitore spektakolare

04/24/2024 21:57
nga:G B

Politologu Nexhmedin Spahiu nuk mendon se Albin Kurti është anit-amerikan. Sipas tij, Kurti ka dëshmuar lidership në dy gjëra me të cilat ai e ka dëshmuar se ka pas të drejtë në politikën e vet.

Sipas tij, Banjska dhe referendumi i së dielës së kaluar janë fitore spektakolare të Albin Kurtit.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Spahiu ka thënë se edhe të gjithë ata që e kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe i kanë vë masa e sanksione tash po del që e kanë pas gabim.

“Vet fakti që është paralajmëruar heqja e sanksioneve ndaj Kosovës, dhe vet fakti që e thërret Macron, takohen me O’Brien dhe të tjetër po i bie që ata e kanë kuptuar gabimin”, ka thënë Spahiu, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se veprimet e Albin Kurtit në veri kanë qenë të drejta, por sipas tij ato diplomatikisht nuk kanë qenë të paketuara si duhet.

“Kjo për shkak të paaftësisë dhe joafinitetit diplomatike të kryeministrit, të presidentes, ministres së jashtme dhe të ambasadorëve të cilët nuk kanë arritur që ta përçojnë një veprim të tillë para aleatëve dhe pastaj aleatët kanë reaguar në mënyrën si kanë reaguar duke mos i pasur të qarta qëllimet e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Spahiu.